.
  Kuriozitete
 

 

A e dini se . . .

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se në një provincë të Kinës, në anën veriperëndimore të saj- në Junana - sapo del dikush dhe thërret Bjer, bjer shi! retë nuk presin dhe bie shi. Dhe as kjo nuk ëshë aq e cuditshme sa ëshë e cuditshme dukuria tjetër- nëse duhet shi I rreptë njeriu duhet të bërtasë më shumë, nëse duhet të zgjasë shiu, duhet të zgjasë edhe thirrja e njeriut. Ky fenomen I cuditshëm ngjan vetëm në malet e larta të Gaoligunshanit, ku ëshë një grup liqenesh, që I quajnë Liqene magjike, që janë aq të ndieshme sa vetëm po të flitet apo të këndohet buzë tyre qielli resh shi. Shkencëtarët që I ka tërhequr ky fenomen mendojnë se ajri aty është aq I ngirë me lagështirë sa edhe vibrimet më të lehta bëjnë që avulli I ujit të lëshojë pika shi.
Ka shumë njerëz që mendojnë se krokodili në tokë është I ngadalshëm dhe se vështirë lëviz. Kjo është një bindje e gabuar, sepse praktika ka treguar që krokodili mund të arrijë në tokë një shpejtësi deri në pesëdhjetë kilometra në orë. Në kontinentin e Australisë krokodili është një rrezik I madh për popullsinë e atij vendi. Ai është aq i shpejtë dhe i shkathët sa mund të zërë edhe ndonjë qen që ndahet nga i zoti. Nëpër ujërat e Australisë krokodilët matin shpeshherë forcat e tyre edhe me peshkaqentë dhe pësojnë kusarët e detit. Për këtë arsye peshkaqentë nuk hynë në ato vende ku mund të ketë krokodilë. Flitet që një kalimtar e pyet një djalosh se a mos kishte peshkaqenë në një vend ku donte të freskohej. Djaloshi përgjigjet: Jo këtu nuk ka kurrë peshkaqen. Por kur ai turist i afrohet ujit, djaloshi shton: Këtu nuk ka peshkaqen, sepse ata u frikësohen shumë krokodilëve.
Sipas studimeve të deritashme ka dalë se gjarperi tokësor më helmues është një lloj që quhet Notechis sentatus, i cili ka helm më shumë se gjarpërinjtë e tjerë.  Helmi I tij është aq I fortë sa vetëm 0,6 miligram mjaftojnë për të mbytur njeriun. Kur një gjarpri të këtillë mund te nxirren 26.2 miligram helm, del se ai mund të mbysë 43 njerëz. Ky lloj gjarpri jeton në Australinë veriore.
Anaconda është gjarpri më I gjatë në botë. Ai jeton në rajonet tropike të Amerikës së Jugut. Anaconda më e gjatë, që është zënë në Kolumbi, ka qenë 11 metra e gjysmë. Gjarpri më I shpejtë kondsiderohet se është Mamba e zezë afrikane. Gjarpri që ka helmin më të fortë ëshë një gjarpër deti, Hydroplis belcheri, I cili jeton buzë bregdetit veriperëndimor të Australisë.
Kukulla më e vjetër, që është zbuluar deri më tash, është e mocme 1800 vjet. Këtë lodër e kanë gjetur arkeologët që në vitin 1889 në një varr të vjetër romak dhe që atëherë kjo jeton në muze. Arkeologët jo vetëm që kanë arritur të përtërijnë këtë lodër të lashtë, por edhe të zbulojnë historinë pikëlluese të cupëzës që ka lozur me të. Kjo lodër ka qenë e Kreperi Trifenit, vajzë e një familjeje fisnike. Sipas zakonit të kohës kjo cupëz është fejuar që në foshnjëri me njëfarë Filetin. Emri I të fejuarit është gravuar në një unazë të gjetur në po atë varr ku është gjetur kukulla. Merret me mend se e fejuara ka vdekur para se të martohej, prandaj bashkë me të është varrosur edhe lodra e dashur e saj.
Ndryshimi me I madh I temperatures Brenda nje dite (prej 21 deri me 22 janar 1916) ka ngjare ne Brouning (SHBA). Ate dite temperatura ka zbritur atje prej -7 grade C ne -45 grade C. ngritja me e shpeshte e temperatures ditore ka ngjarw me 22 janar 1943 nw Spearfish (Dakota e Jugut), kur Brenda dy minutash (prej ores 7.30 deri me 7.32) temperatura eshte ngritur prej -20 grade C ne +7.2 grade C.
Kirk Dagllasi, aktor i famshem ka xhiruar 82 filma. K. Daglas ka origjine qifute dhe emri i vertete i tij eshte Issur Danielovich. Kete emer e nderroi pasi e mbaroi gjimnazin, per shkak te diskriminimeve qe iu bene sepse ishte qifut.
Bojkonur eshtë kozmodromi nga i cili më 1961 u nis në kozmos Juli Gagarini, njeriu i parë që shkoi në gjithësi. Ky kozmodrom tani gjendet në Kazakistanin e pavarur, që më parë Kazakistani ishte republike e ish-BRSS. Për  "Bojkonur"-in, Moska tani duhet që çdo vite t'i paguaj qira 115 milion $ Kazakistanit.
Mesharrin, këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.
Mari Kiri eshtë femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi.
Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957.
Bomba atomike për herë të parë, me 6 gushtë është hudhur në Hiroshima të Japonisë, ku humben jetën më se 155200 veta. Kjo bombe kishte masën 4080 kg.
Banori I pese miliardte I tokes është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tij , numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde.
Historia e mjekësisë nis me fillimin e historisë së shkrimit. Në bazë të kësaj, zhvillimi më I hershëm I mjekësisë duhet kërkuar atje ku ka lindur dhe është zhvilluar shkrimi I pare - në Mesopotami dhe në Egjipt. Duke gjurmuar dokumentet më të vjetra të kulturës së lashtë të njerëzimit, historianët kanë konstatuar se mjeku I parë, që dihet deri më tash, ka qene Hesi Re, I cili është marrë, përafërsisht 2600 vjet para Krishtit, me shërimin dhe rregullimin e dhëmbëve (shtatorja e tij edhe sot qëndron në Kajro).
Qytetarët e Bonvilit, në veri të Kalifornisë, nuk lejojnë kurrsesi të përzihet ndonjë I jashtëm në punët e tyre të brendshme. Të jashtëm atai konsiderojnë edhe banorët e lokaliteteve përreth qytetit. Për t'i ruajtur fshehtësitë e tyre nga të tjerët bonvilasit kanë trilluar një gjuhë krejt të  ndryshme nga gjuha e tyre kombëtare që është e pakuptueshme për të jashtmit.
Sikur të ishte e mundhshme të avullohej tërë uji I deteve dhe I oqeaneve të botës, do të mbetej aq kripë sa prej saj do të mund të ndërtohej një mur rreth tërë ekuatorit. Është llogaritur që ky mur I njelmët do të ishte një kilometër I trashë dhe 280 metra I lartë.
Nuk dihet me siguri se kur dhe ku është gjetur baruti. Besohet se kinezët janë të parët që e kanë gjetur që para Krishtit, spse shalitra (përbërësi kryesor i tij) është gjetur në gjendje të natyrshme në Kinë e në Mongoli dhe se edhe arabët e kanë quajtur kripë kineze ose borë kineze. Në Evropë baruti ka filluar të përdorej në shekullin XIII, e së pari është shfrytëzuar në betejën e Cividalesë (Itali) në vitin 1331.
Se cka janë cudirat e botës, që i ka krijuar dora e njeriut, është shumë vështirë të thuhet, sepse të gjitha definimet bazohen në listën e njohur të shtatë cudirave të botës, të cilën e ka hartuar ndërmjet viteve 150 e 120para Krishtit, një poet grek i quajtur Antipatros nga Sidona. Në atë listë kanë hyrë: piramidat e Gazës, Kopshtet e varura të Babilonit, Tempulli I Artemidit në Efes, Mauzoleu në Halikarakas, Kolosi i Rodosit, Feneri i Aleksandrisë dhe Shtatorja e Zeusit në Olimp. Por, më vonë duke u zgjeruar horizonti i dijes së njerëzve për vendet e largëta, ajo listë është rritur gjithnjë e më shumë psh.në shekullin XVIII është bërë edhe një listë e tillë, në të cilën kanë hyrë Muri Kinez, Sofia e Stambollit, Kulla e Pizës, Koloseumi i Romës etj.në fillim të shekullit të kaluar ka pasur edhe një tjetër prej shtatëqind cudirash, por prapë nuk janë përfshirë në të të gjitha mrekullitë e dorës së njeriut: Kanali i Panamasë, Golden Gejti- ura më e njohur në botë, Kulla e Ajfelit, Kosmodromi Kejp Kendedi e sa të tjera.
Enriko Karuzoja ka qenë i tetëmbëdhjeti fëmijë (sa kanë pasur pridërit e tij). Që në moshën 15 vjecare ka qenë këngëtar rrugësh. Në moshën 20 vjecare është paraqitë për herë të parë në skenën e operës, ndërsa në moshën 30 vjecare ka mahnitur tërë botën me zërin e vet. Pa arritur Karuzoja në Amerikë, Opera Amerikane, vecanërisht Metropoliteni ka qenë shumë pas operës evropiane. Falë këtij virtuozi të pavdekshëm, Metropoliteni i Nju Jorkut (ky artist i madh është paraqitur 607 herë) atë kohë bëhet qendra më e madhe operistike e botës. Megjithatë Karuzoja nuk ka shitur mend se është këngëtar i madh, të madh e ka konsideruar veten vetëm në fushën e karikaturës. Shi për shkak të këtij lloj arti Karuzoja nuk e ka dashur Mark Tuenin, pse shkrimtari i madh nuk e ka thirrur edhe këtë në një tubim të karikaturistëve që e kishte organizuar ai.
Filmi i parë vizatimor ka dalë në vitin 1908. Krijuesi I tij ka qenë francezi Emil Koli, e filmi është quajtur Fantazmagoria. Brenda një kohe fare të shkurtër filmi vizatimor ka pushtuar botën. Atë vit kur në Evropë shpërtheu lufta e parë botërore, amerikanët gjejnë një teknikë të re, e cila ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e krijimit të filmit vizatimor. Ajo mënyrë e re mbahet edhe sot e kësaj dite- mënyra e vizatimit në celluloid (në vend të letrës). Por, një ndryshim të madh të vërtetë e bën Wolt Dizni në vitet 30, kur I hyn kësaj pune me seriozitet të duhur. Ai nuk ka qenë vetëm gjeni vizatimi por edhe gjeni zbulimesh teknike me të cilat ka ndryshuar plotësisht mënyra e xhirimit të filmit.
Gara më e cuditshme që ka ngjarë ndonjëherë në atletikë është gara në kërcim trehapësh në Lojërat Olimpike në Meksikë në vitin 1968. që në fazën kualifikuese italiani Gjentile ka arritur record të ri botërorë 17.10 metër. Të nesërmen ne finale prapë Gjentile përmirëson rekordin botërorë 17.22 m. Por, s? ka gjë të sigurt. Në serinë e tretë Viktor Sanjejevi ia kalon për një cm 17.23m. Vjen seria e pestë dhe braziliani Predeusia  arrin rekord të ri 17.27m. Dhe kur kjo dramë arrin kulmin e zhvillimit të vet prapë paraqitet në skenë  Viktor Sanjejevi në serinë e gjashtë dhe kërcen 17.39 m dhe triumfon. Pra Brenda dy ditësh në atë olimpiadë rekordi botërorë është thyer pesë herë me radhë.
Jin Songhao, një katermbedhjete vjeçar kinez me origjine koreane ka fituar titullin e mbretit te te ftohtit duke i rezistuar per kater ore ngrices siberiane komplet i zveshur. Ky njeri ka plot dymbedhjete vjet qe ushtrohet duke vrapuar i zhveshur ne mes te bores per tre kilomeraer ne dite e duke e mbyllur vrapin me nje banje ne ujin e akullt. Dieta e tij ditore, qe ai shprehet se e ka kthyer ne nje pinguin njerezor Eshte me baze mishrash te bardhe dhe me molle e mjalte.
Midis intelektualeve te viteve 800, ka qene ne mode per femren te vishej si mashkull. Emili Kordier, e dashura e Dumasit (te jatit), mbi jahtin e tij ishte e zakonshme te vishte uniformen e admiralit me bordura prej kadifeje ngjyre violet. Ne fillim te 900s, ne Paris u hapen nje grup lokalesh vetem per gra siç ishte Monocle, ku kliente, me smok e floket e drejte nga brillantina, kercenin me njera tjetren.
Sipas disave e para kartoline kujtim u stampua ne Ekspozicionin e Pergjithshem te vitit 1889 ne Paris. Kishte si pamje Kullen Eiffel.
Objekti me i prezantuar mbi kartolina në gjithe shekullin e kaluar ndoshta ishte perendimi i diellit.
Grekerit mendoni se dekompozimi ndoshta ishte veper e vazove te gurit dhe i therrisnin vemje, ose me mire hames mishi.
Ne xhepat e te vdekurve, Andinet (amerike jugore) vendosin nje qese me duhan dhe nje gjethe kokaine per ti bere balle udhetimit ne boten e pertejme.
Japonia nis të përdorë qumështin e lopës së klonuar. Vendi i Sol Levantes ka bërë një hap përpara duke u bërë vendi i parë që do të përdorë qumështin dhe mishin e lopës së klonuar.
Tokyo - Mishi dhe qumështi i lopës së klonuar. Në kundërshtim të dukshëm me kujdesin gati maniak të konsumatorëve japonezë për sigurinë e ushqimeve, Japonia mund të hedhë në treg këto lloj produktesh. Një komision i veçantë i Ministrisë së Shëndetësisë ka përfunduar një studim mbi mishin dhe qumështin e lopës së klonuar me të njëjtën teknikë që është studiuar dhe delja Dolly e krijuar në Britaninë e Madhe në 1996. "Nuk janë vënë re probleme" përfundon raporti. Rezultatet janë të mira kanë thënë specialistët e mjeksisë sipas të cilëve qershorin e ardhshëm hedhja në treg e qumështit dhe e mishit të lopës së klonuar do tëi prezantohet formalisht Komisionit të sigurisë së ushqimit. Klonimi i lopëve ka njohur një bum të vërtetë në Japoni ku egzistojnë aktualisht rreth 40 qendra që e praktikojnë klonimin. Nga këto 33 kanë deklaruar se janë gati që të hedhin në treg biftekë dhe qumësht të prodhuar nga këto lopë.
Nga mizat një ndihmë për dietën. Zbulimi gjerman ka lidhje të ngushta midis mekanizmave që drejtojnë asimilimin e yndyrnave tek insektet dhe tek njeriu. Berlin - Nga mizat e modifikuara gjenetikisht një ndihmë kundër kileve të tepërta. Kjo nuk është një përrallë, por rezultat i kërkimeve të kryera mbi Drosophilën, një mizë frutash e modifikuar gjenetikisht nga Max-Planck Institut në Gottinga. Nga studimi është arritur të zbulohen lidhje midis mekanizmave që drejtojnë asimilimin e yndyrnave tek insektet dhe tek njerëzit. Përgjegjësi i projektit thotë se është gjetur një bazë e përbashkët në mënyrën se si qelizat e yndyrës integrohen tek gjitarët dhe insektet. Në qoftë se do të arrihet të zbulohet ndonjë lidhje tjetër, atëherë do të jemi përballë implikacioneve relativisht serioze të kontrollimit të yndyrnave. Është zbuluar se mizat të cilat janë modifikuar duke i hequr një proteinë që rregullon asimilimin e yndyrnave janë shëndoshur.
Gëzuar ditëlindjen Internet. Data zyrtare e lindjes është 1973, por ndodh vetëm në 1993 që rrjeti hyn në jetën e të gjithëve duke e ndryshuar atë përfundimisht. Të gjithë heronjtë e këtij revolucioni çuditërisht janë burra...Data zyrtare e shkruar në librat e historisë është tetori i 1969. Dy kompjutera komunikonin nga 500 km distancë. Njëri në universitetin e Kalifornisë tjetri në atë të Stendfordit. Vështërsia qëndron në gjetjen e një gjuhe matematike universale, në mënyrë që të dialogojnë sa më shumë kompjutera. Kësaj do t'ja arrijë një student inxhinjerie, kalifornian, Vinton Cerf. Është viti 1973. E drejtë apo e gabuar ky vit u caktua si viti i lindjes së internetit dhe Cerf babai i tij. Por në ato vite ata që e përdornin rrjetin ishin vetëm kërkuesit universitarë dhe të apasionuarit pas elektronikës, pasi kodet alfanumerike ishin shumë komplekse. Në muajt e parë të 1993 Marc Andwrsen, student 22 vjeçar shpik Mosaic, një program për të pasur sitet mbi ekranin e kompjuterit tonë, njëlloj siç i shikojmë dhe sot. Kështu për të apasionuarit pas ditëlindjeve mund të themi se ditëlindja e vërtetë e internetit është 1993 pra vetëm dhjetë vjet më parë.
Analgjesia, të kuqet janë më të ndjeshme. Një studim ka zbuluar se gratë me flokë të kuqe janë më të ndjeshme ndaj ilaçeve kundër dhimbjes. Shkaktari është një gjen që rregullon receptorët kimikë të këtij ilaçi. Montreal- Gratë me flokë të kuqe kanë një ndjeshmëri më të madhe ndaj analgjesikëve se sa normalja. Shkaktari i këtij fenomeni është një gen, i njëjti që shkakton ngjyrën e kuqe tek flokët dhe ngjyrën e lëkurës si karrotë. Fenomeni është më i zhvilluar tek gratë flokëkuqe se sa tek burrat flokëkuq. Duke qenë se egzistojnë këta receptorë tek flokëkuqet, atëherë ilaçet kundër dhimbjes absorbohen me një lehtësi më të madhe dhe në një kohë më të shkurtër, ndërsa efekti rezuton më i fortë dhe me një kohëzgjatje më të madhe.
Robotët kalojnë fantazinë. Më njerëzorë dhe më të vërtetë. Përfundon në Japoni panairi i fundit e androidëve hi-tech, Robodex2003, në gjendje të vallëzojnë, të qeshin, të të bëjnë shoqëri dhe të ndihmojnë njerëzit kur janë në vëshërsi. Tokyo - Robotët e sotëm janë në gjendje të bëjnë pothuajse gjithçka që bën njëriu dhe ndonjëherë dhe më shumë. Robotët e sotëm mund të fluturojnë, mund të vallëzojnë, mund të gatuajnë, të pastrojnë shtëpinë dhe të qëndrojnë pranë të moshuarve dhe të sëmurëve. Madje tani ata mund dhe të qajnë dhe të qeshin, pra janë partnerë të vërtetë për të të bërë shoqëri në shtëpi. Kështu roboti Robovie i mbuluar me lëkurë sintetike të modifikuar me perceptues të tillë, e bën atë të aftë që të dallojë një përkëdhelje nga një goditje dhe si rrjedhojë të përgjigjet. Ndërsa roboti Wakamaru është në gjendje të kuptojë 10.000 fjalë dhe të ndihmojë të moshuarit.
Një proteinë për të luftuar Sidën. Disa njerëz sieropozitivë nuk janë sulmuar nga virusi HIV, falë një proteine virale të alternuar. Një studim i publikuar në "Journal of Clinical Investigation", hap një skenar të ri për luftën kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Romë - Një rrugë e re për të luftuar virusin HIV. Sipas një studimi tashmë të publikuar, një numër i vogël njerëzish sieropozitivë nuk janë sulmuar nga virusi. Rezistenca e sistemit të tyre imunitar i detyrohet një proteine të alternuar të quajtur VPR që e bën virusin e Sidës më të dobët, si rrjedhojë dhe më të lehtë për t'u luftuar. Studimi i hap rrugë të mundshme terapive të reja që mund të parandalojnë zhvillimin e virusit HIV dhe tek njerëz të tjerë. Një e dhënë tashmë e njohur është ajo sipas së cilës 25-30% e njerëzve të infektuar me virusin HIV, tek të cilët sëmundja nuk ka përparuar, nuk e kanë përbërësin që virusi përdor për tu futur në qelizat e imunitetit që infektohen fillimisht. Kur proteina VPR është e alternuar apo mungon, pakësohet numri i qelizave të imunitetit të shkatërruara nga HIV. Ky studim i ri tregon se egziston dhe një anë tjetër e problemit. Proteina që merr pjesë në ndalimin e proçesit të përhapjes së virusit HIV është proteina virale R (VPR). Duke parë rolin e saj ndalues, ilaçet farmaceutike që e bllokojnë atë mund të jenë të dobishëm në luftën kundër Sidës.
SARS, identifikohet pika e dobët. Revista "Science" publikon një zbulim të rëndësishëm të një grupi kërkuesish nga Lubecca: është ndërtuar në laborator një proteinë që mund t'i kundërvihet SARS-it. Është hapur një rrugë drej medikamentit.
Berlin -Virusi SARS tashmë ka një thembër Akili. Kjo është dentifikuar nga një grup kërkuesish gjermanë në universitetin Lubecca. Zbulimi që jep shpresa të reja në luftën kundër polmonitit atipik që çon në vdekje, tashmë është publikuar. Hapi vendimtar ka qenë krijimi në kushte laboratorike i një proteine që mund të përballet me virusin, proteina poteas. Proteina është në gjendje që të ndalojë veprimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të virusit. Për të prodhuar këtë proteinë, kërkuesit gjermanë kanë analizuar strukturën e një enzime të virusit që shkakton një grip të zakonshëm, shkaktuar nga një virus i të njëjtës familje me SARS, koronavirusin 228E. Njëkohësisht është ndërtuar dhe struktura e një enzime të njëjtë me koronavirusin e derrave, së bashku me një molekulë të aftë për ta bllokuar. Mbi bazën e këtyre të dhënave studiuesit gjermanë kanë ndërtuar modelin e proteinës kundër virusit SARS. Zbulimi i ri mund të jetë një piknisje e mirë për të modifikuar një medikament. SARS, identifikohet pika e dobët.
Revista "Science" publikon një zbulim të rëndësishëm të një grupi kërkuesish nga Lubecca: është ndërtuar në laborator një proteinë që mund t'i kundërvihet SARS-it. Është hapur një rrugë drej medikamentit.
Shkenca i hap rrugën dy prindërve meshkuj. Një staf amerikan ka realizuar në kushte laboratorike qeliza-vezë duke u nisur nga qelizat embrionale të miut. Në të ardhmen do të jetë e mundur që dy prindër të seksit mashkull të lindin fëmijë.
Romë-Do të jetë e mundur që të lindë një fëmijë nga dy prindër meshkuj. Disa studiues nga Pennsylvania kanë deklaruar se kanë prodhuar qeliza vezë duke u nisur nga qelizat embrionale të miut. Qelizat vezë janë prodhuar nga qeliza embrionale femërore dhe qeliza embrionale mashkullore duke treguar kapacitetin biologjik të meshkujve për të prodhuar qeliza-vezë. Ky është rezultat i studimeve 20 vjeçare mbi qelizat embrionale të minjve. Këto qeliza kanë potencialitet të zhvillohen në të gjitha llojet e qelizave të miut. Deri më sot e vetmja qelizë që nuk ishte mundur të prodhohej ishte qeliza riprodhuese. Zbulimi i hap rrugë shumë aplikimeve si në fushën e kërkimeve ashtu dhe në atë terapeutike, duke bërë që të lindin dhe shumë pyetje mbi zhvillimet e mundëshme. Midis hipotezave të shumta është dhe ajo për të zgjidhur problemin e sterilitetit tek gratë.
Pilula e re e kënaqësisë tashmë është ngjyrë portokalli. Është hedhur në treg në 19 maj 2003. Është ilaçi më i ri kundër impotencës së burrave. Premton rezultate më të mira dhe më pak efekte anësore se sa pilula blu.
Nuk është më blu por ngjyrë portokalli pilula që bën të mundur shndërrimin e burrave në "matadorë të shtratit". Një ëndërr, ka bërë që industria farmaceutike të shpenzojë një shifër rreth 500 milionë euro për të realizuar një pilulë të re që do të kushtojë më pak dhe do të funksionojë më mirë. Pilula e re është quajtur "Vardenafil". "Në fund të fundit- janë shprehur specialistët- mirëqenia seksuale tek burrat në të shumtën e rasteve çon në mirëqenien e përgjithshme shëndetësore të tyre". Sot mjekohen me këto lloj medikamentesh vetëm 20-25% e burrave që kanë me të vërtetë nevojë. Çdo paketim i pilulës së re do të kushtojë rreth 40 euro ndërkohë që nje pako përmban 4 pilula. Në çdo rast ilaçi nuk mund të merret pa një recetë mjeksore.
Disa ligje jo te zakonshme ne USA:
Diteve te diela, ne New York eshte e ndaluar te ecesh me nje kaush akulloreje ne xhep.
Ne Florida dikush mund te gjobitet nese e ze gjumi nen kasken e parukjeres.
Ne San Francisco mund te shetisesh me nje elefant vetem nese e mban te lidhur me zinxhir.
Ne Alabama nuk mund te shkohet ne kishe me mustaqe fallso.
Ne Minnesota nuk mund te flihet zhveshur.
Fjalë të urta
Flamuri permbledh kujtimet e shkuara te nje kombi dhe nje gjuhete pashkruar qe mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu mendjenja.
Cilat jane kujtimet qe shfaq, duke valuar, Flamuri yne?
Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk jane kujtime lakmirash dhe rrembimesh: jane kujtime vetembrojtjeje me mundime te palodhura dhe me trimerira te gjata e te forta qe kane lene gjurma ne letersine e gjithe popujve te qyteteruar.
Nga kjo pikepamje mund te mburremi se Flamuri yne, sic eshte nje nga me te vjetrit e botes, eshte dhe nje nga me te drejtet.
FAIK KONICA
Ka qenë tragjedi e vjetër e popujve ballkanas vecanarisht e shqiptarëve, perpjekja për t`i mënjanuar nga udhëheqja e një lëvizjejë, e një populli apo shteti njerëzit më të zotë. Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret, thotë një proverb kinez. Kjo logjikë e triumfit të mediokritetit, i ka shkaktuar e me sa duket do t`i shkaktojë ende dëm të ndjeshëm ceshtjes shqiptare... Më fort se kurrë, kombi shqiptarë ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lart. Njerzit e zotë janë princat e vertetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.
Ismail KADARE
Ai që ka turp, ai ka edhe ndërgjegje - Arabe.
Nëse fyturërn e ki të shtrembër, nuk ke pse fajëson pasqyrën - Bullgare.
Ai që përpiqet Zoti e ndihmon - Italiane.
Zelli është nëna e suksesit - Amerikane.
Tre gjëra provohen në tri raste: Qëndresa përpara rrezikut, mençuria gjatë zemërimit dhe miqësia në nevojë - Franceze.
Gjëja më e shtrenjtë është ajo që e ke fituar me djerë - Bullgare.
Budallëku dhe mençuria rritën në të njejtën pemë - Gjermane.
Në shtëpinë e të verbërit edhe Çalamani është i fuqishëm - Etiopiane.
Mos e këput keq nyjën e miqësisë, sepse nëse vjen rasti ta lidhësh përsëri do të krijosh nyje - Indiane.
Jeta ka aq vlera të mëdha nga që është aq e shkurtër. Sado e gjatë që të jetë nata, dita do të vijë - Afrikane.
Modestia ka më shumë bukuri se sa vetë bukuria - Arabe.
Pa shokun e mirë njeriu nuk i njeh gabimet e veta - Kineze.
Kush skuqet, nuk mund ta ketë zemrën e zezë - Kineze.
Përtacia e ndihmon sëmundjen, kurse puna pastron shpirtin - Azerbejxhane.
Dembelit po ti tregosh punën do të tregojë mençurine.
Nëse puna mbetet për më vonë është vështirë për të gjetur kohën e saj.
Më mirë vdekur me nder, se sa gjallë me turp - Shqiptare.
Çmimi i kapelës qe ke blerë nuk është masë e trurit tënd - Amerikane.
Dhëmbi e kafshon shpesh gjuhën megjithatë ata mbeten miq - Gjermane.
Kush pret e duron, ka atë që dëshiron - Italiane.
Miku më lehtë humbet se sa fitohet - Angleze.
Barku është i ngopur, kurse syri do akoma - Armene.
Kush rri duarkryq në rini, do të punojë në pleqëri - Franceze
Gënjeshtra është sëmundje, kurse e vërteta ilaç - Arabe.
Deti nuk thahet, populli nuk shuhet - Çeke.
Në gojën e qenit nuk ka dhëmbe elefanti.
Miku i mirë njihet në ditë të vështirë.
Më mirë afër dhe më i varfër.
Shqiptari çalë shkon deri në Bagdad.
Ai që ndërton me ndjesë mbron me gjak.
Ujku qimen e ndërron por zakonin kurr nuk e harron.
Kush nuk di hidhërimin, nuk di as lumturinë.
Atë çka ta bën goja nuk ta bën as armiku.
Rrimë shtrember e folim drejtë.
Dëgjon të gjithë dhe mëson të vërtetën, dëgjon një do ta gabosh.
Pema fiton famë nga fryti, njeriu fiton famë nga puna.
Koha është flori, por me flori nuk blihet koha.
Një fjalë e vërtetë fiton nga 10 fjalë të rreme.
çfarë bën i ati e heq i biri.
I mërguari - i denuari.
Ta fitosh mikun nuk është lehtë as për një vit, por ta fyesh atë mundesh edhe për një minutë.
Nuk mbahet shtëpia me bukë të huaj.
Bukuria e kalit është vrapimi, bukuria e fjalës ëshë në të vërtetën, bukuria e njëriut është në të punuar.
Ai që hynë në luftë edhe do të vritet.
Molla bje ndër mollë.
Ara ime, varri im.
Gjarpri kurrë nuk tregon këmbë.
Kur ha bukë, mos harro njeriun që punon arën. Kur ha fruta, mos harro njëriun që mbjell pemën, kur pi ujë, mos harro njëriun që gërmoi pusin.
Bishti i lepurit nuk mund të zgjatet.
Me një lule nuk çel pranvera.
I huaji kurrë nuk bëhet i yti.
Atdheu e nëna, kurr nuk harrohen.
Dy herë flitet vetëm në mulli.
Pa shokun e mirë, njeriu nuk i njeh gabimet e veta.
Ku të ha kruje.
Dora e huaj nuk të kruan si ajo e jotja.
Atë çka sjellë sekondi nuk sjell viti.
Punën e sotit mos e le për nesra.
Një fjalë e keqe rrëzon një mal.
Kur ka shumë bar, ka shumë gomarë të shëndoshë.
Të ngrënët është për të jetuar, të jetuarit nuk është për të ngrënë.
Bukë e hi në shtëpi.
Lumi i thellë është i qetë, njëriu i ditur është modest.
Vetëm të vdekurit kanë parë fundin e luftës. - Platoni
 
  Totali 63184 visitors (100377 hits)
klubi.tk © 2008. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
 
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden